Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkrimtari i pyetjeve të vështira politike për botën

Sikur Dostojevski të jetonte në Izraelin e sotëm, me shumë gjasë, ai do të shkruante sikur shkruan Nir Baram.

Këtë hamendësim e ka bërë gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allegemeine Zeitung”, kur ka shkruar për gazetarin, redaktorin e shkrimtarin e lindur në një familje politikanësh në Jerusalem më 1976, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjyshi dhe babai i tij kanë qenë ministra në qeveritë izraelite të Partisë Laburiste. Ai kishte punuar si gazetar për gazetën “Haaretz” dhe si redaktor i librave jofiktivë dhe romaneve klasike në shtëpinë botuese “Am-Oved”.

Ka nisur të botojë libra fiktivë qysh në moshën 22-vjeçare dhe deri më tani është autor i pesë romaneve. Në majin e këtij viti festivali ndërkombëtar i letërsisë “Polip” u bë sebep që Baramin të vizitojë për herë të parë Prishtinën.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ai flet për ndikimin që ka pasur trungu familjar dhe sfondi hebraik në krijimtarinë e tij. Jep përgjigje se përse ka zgjedhur shkrimin imagjinar në një kohë kur realiteti i jep shumëçka për t’u frymëzuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.