Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkrimtari i majave të letërsisë

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, të enjten festoi 85-vjetorin e lindjes. I lindur në Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936, Kadare do të kalonte kufijtë e Shqipërisë së izoluar. Këtë do ta bënte në vitet ’70, kur veprat e tij të përkthyera nga Jusuf Vrioni do të bëheshin pjesë e letërsisë elitare në Francë e në botë. Falë prozës së Kadaresë të përkthyera në më shumë se 40 gjuhë të botës, letërsia shqipe arriti majat.

Krahas çmimeve të tjera, më 2019 fitoi “Nobelin” amerikan, siç cilësohet çmimi ndërkombëtar i letërsisë “Neustadt”. Gjatë ndarjes së këtij çmimi Kadareja ishte vlerësuar si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe i fjalës së lirë”.

Disa herë qe konsideruar si favorit për “Nobel”.

Por, për akademik Rexhep Ismajlin, ai tashmë është në mesin e nobelistëve nëpërmjet veprës së tij.

“Vlerat e bëjnë atë të jetë kandidat për ‘Nobel’. Ato vlera të tij letrare, botëkuptimore, stilistike e të tjera, ato e bëjnë shkrimtar të madh e botëror. Në këtë aspekt ai tashmë ka hyrë në radhën e shkrimtarëve të mëdhenjtë siç janë nobelistët”, ka thënë ai.

Edhe Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë Kulturë 3 j. më parë Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë

Sipas akademik Ismajlit, falë stilit të Kadaresë, kultura shqiptare hyri në vlerat universale të botës.

“Vlerësohet gjithandej shumë për faktin se sjell botën shqiptare, gjithë etnosin, moralin shqiptar e historinë shqiptare. Por i sjell në një mënyrë që është si gjithë bota. Domethënë botën shqiptare si botën vetë. Kjo është përparësia e madhe”, ka thënë Ismajli.

Për studiuesin Ndue Ukaj, çmimi “Nobel”, përpara Kadaresë, do t’i bënte nder kulturës shqiptare.

“Çmimi ‘Nobel’, siç ka thënë një autor i madh suedez, është një dinamit kulturor dhe secila shoqëri ka dëshirë ta fitojë këtë, sepse përfiton shumë. Për shqiptarët do të ishte një akti i jashtëzakonshëm i afirmimit të gjuhës shqipe. Është shumë më i rëndësishëm ky çmim për shqiptarët sesa për Kadarenë. Kadareja i ka mbërritur majat e letërsisë botërore”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kadareja ka mahnitur lexuesin botëror nëpërmjet temave lokale duke i shndërruar ato në universale.

Kadare është fitues i çmimeve të njohura: “Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”.

Ismail Kadare ka një marrëdhënie të veçantë edhe me Kosovën. Në dhjetor të vitit 2009 ai u bë i pari laureat i shpërblimit vjetor për letërsi “Rexhai Surroi”. Në atë ceremoni, ku u shpërblye për veprën e tij “Darka e gabuar”, ai tha se çmimet në Kosovë janë më ndryshe.

Edhe Kadare – pasaportë e Shqipërisë, zë i shenjtë për Kosovën Kulturë 5 muaj më parë Kadare – pasaportë e Shqipërisë, zë i shenjtë për Kosovën

“Çdo udhëtim në Kosovë është tjetër gjë. Sidomos një çmim në Kosovë është tjetër çmim. Kur them tjetër, domethënë tepër i veçantë, tepër i çmuar, tepër i dashur, tepër vlerësues. Dhe me ketë besoj se kam shprehur jo vetëm atë që ndiej unë, por edhe atë që do të ndiente çdo shkrimtar shqiptar”, kishte thënë ai.

Jo vetëm hapësira shqiptare e adhuruesit e tij nëpër botë e presin kaherë nderimin e shkrimtarit shqiptar me çmimin më të madh. Kosova e ka nderuar me çmimet më të larta që ka pasur. Bile edhe ka themeluar çmim për të.

Në prill të vitit 2017, Ministria e Kulturës themeloi e ia ndau çmimin “Letërsia shqipe”. Në po atë ditë shkrimtari do të vizitonte Ferizajn, ku u përurua edhe një shesh me emrin e tij.

Gazetari Afrim Demiri thotë se Ferizaj nderoi Kadarenë duke pritur që ai të shpërblehet edhe me çmimin “Nobel”.

“Për ne ishte një ngjarje shumë e madhe kulturore prania e tij në këtë shesh. Vitet po shkojnë, ne atëherë kemi menduar mos po bëjmë një shenjë paralajmëruese për marrjen e çmimit ‘Nobel’.

Nominimi i tij i kaqshumëfishtë për çmimin ‘Nobel’ sikur e ka zbehur lajmin edhe po ta marrim lajmin se ai fitoi çmimin “Nobel”. Dua të them se befasia që ai ta fitojë çmimin ‘Nobel’ nuk ekziston më”, ka thënë Demiri.

Të enjten Akademia e Shkencave në Shqipëri mbajti veprimtarinë shkencore “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. U bë e ditur se edhe sivjet do ta rikandidojë Kadarenë për çmimin “Nobel”.

Edhe Rexhep Qosja – njeriu i fjalës që i trazoi të gjithë Kulturë 1 muaj më parë Rexhep Qosja – njeriu i fjalës që i trazoi të gjithë

Në ditën e 85-vjetorit të lindjes është publikuar edhe libri “Kohë për rrëfim”, ku nëpërmjet një bisede me Alda Bardhylin shkrimtari shpalos etapa të ndryshme të jetës së tij. I botuar nga “Onufri”, ky libër përthekon më shumë se tetë dekada jete të Kadaresë.

“Rrëfime të ndryshme nga jeta. S’ka emër tjetër në shqip. Rrëfime është fjalë shumë e bukur. Bashkëpunimi i lehtë dhe komod. Aty janë Ismaili njeri dhe në letra, janë të pandarë”, ka thënë vetë shkrimtari për mediat shqiptare.