A ka vërtet bota nevojë edhe për një libër për grupin “The Beatles”? Ata që qëndrojnë prapa “In Their Lives: Great Writers on Great Beatles Songs” (Në jetët e tyre: shkrimtarë të mëdhenj mbi këngët e mrekullueshme të ‘Beatles’), mendojnë kështu, dhe kanë dalë në përfundim me një gjë që duket e parezistueshme: i kanë kërkuar një grupi tekstshkruesish të zgjedhin një këngë të “Beatles” që ka më së shumti kuptim për ta.
E duke qenë se të gjithë i pëlqejnë “Beatles”, rezultatet janë thuajse të garantuara që do të jenë të kënaqshme. Ndoshta, mbase, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Por gjëja më e parashikueshme për këtë është se si ta parashikosh atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRregulli i antologjive thotë se një nga tri përmbledhjet e tilla mund të jetë i thellë e që provokon mendime, një nga tri mund të jetë mesatare dhe një nga tri mund të jetë i shkruar aq keq, saqë shkrimtarët t’i bëjnë redaktorët të ndihen keq për t’u thënë jo. Në rastin e “In Their Lives...” përmbushet kjo formulë me saktësi të tmerrshme.
E vetmja qasje e ndjeshme për të vlerësuar një libër të tillë është të numërosh sukseset, e që janë disa. Kur shkruan për “Elanor Rigby”, Rebecca Mead thekson, me qartësi tipike, që kënga “e cila në mënyrë aq perfekte e pasqyron ndjenjën e vetmisë, kishte gjeneruar në një atmosferë intimiteti e miqësie...një produkt i një martese jashtëzakonisht të frytshme e një bashkëpunëtori të “Beatles”.
Chuck Klosterman e jep një qasje më origjinale për spekulimin e Klostermanianit derisa Pico Iyer noton kundër valës duke pranuar që “Beatles” asnjëherë s’ka qenë bend që i ka shijuar dhe duke zgjedhur këngën e tyre “Yesterday” si një nga më të zakonshmet që ka dëgjuar. Më e mira nga gjithë esetë e këtij libri është ajo e Gerald Early, që flet për këngën “I’m a Loser” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.