Entela Tabaku u lind në Shkodër. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Uppsala të Suedisë.
Ka botuar tri përmbledhje me poezi: “50 poezi dhe 5 intermexo” (1996), “Një grusht jetë sa me vdekë” (2016) dhe “Poemat e hueja” (2017), shkruan sot “Koha Ditore”.
Tabaku është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela me Koha Ditore”.
B si në Bijë. Poezia për mua është bijë. Ngjizet në mua, lind prej meje, rritet prej meje, por mandej vjen dita kur shkruhet dhe (sh)këputet nga unë.
Më ngjan mua, por nuk është unë. Është e imja, por nuk është unë. Ndryshe nga poezia-vashë, me të cilën na ka ushqyer tradita poetike, ajo muza që një ditë të del në shteg dhe mandej kalon kur i vjen radha muzës-vashë të ardhshme, bijën e ke sa të kesh jetë. Bija kërkon prej teje vërtetësi, ngrohtësi dhe angazhim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)