Këngëtari dhe artisti i njohur, tenori Shkodran Tolaj është zgjedhur drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tolaj në këtë detyrë është emëruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ansambli tashmë ka mbajtur shfaqjen e parë në Tetovë nën drejtimin e Shkodran Tolajt, ku është mirëpritur me duartrokitje frenetike nga publiku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë tenori Tolaj ka falënderuar institucionet që e emëruan në këtë detyrë, ndërsa ka theksuar se “Ansambli do të jetë vatër e shqiptarëve të bashkuar”.