“Nuk i frikësohem vdekjes, por nuk e kam për ngut të vdes. Njëherë për njëherë kam shumë gjëra që dua të bëj”, është një prej citateve të shumta të Stephen Hawkingut. Fizikani i Universitetit të Cambridget dhe autori bestseller, bredhte nëpër kozmos nga karroca e tij, mendonte natyrën e gravitetit dhe origjinën e universit, për t’u bërë emblemë e vendosmërisë dhe kureshtjes njerëzore.
“Që prej Albert Einsteinit asnjë shkencëtar tjetër nuk ka bërë për vete imagjinatën e publikut, dhe që e dhuroi veten te miliona njerëz nëpër botë”, thoshte Michio Kaku, profesor i fizikës teorike në City University të New Yorkut, shkruan sot Koha Ditore.
Dr. Hawking këtë e arriti më së shumti me librin e tij “A Brief History of Time: From Big Bang to Black Holes” (Një histori e shkurtër e kohës: prej Shpërthimit të Madh deri te vrimat e zeza) të publikuar në vitin 1988. U shitën më shumë se 10 milionë kopje dhe frymëzoi filmin dokumentar të Errol Morrisit. Jeta e tij ishte bazë e filmit “The Theory of Everything” që fitoi çmimin “Oscar” së bashku me aktorin Eddie Redmayne në rolin e dr. Hawking.
Shkencërisht, Hawking më së shumti në mend për një zbulim aq të çuditshëm që më së miri do të përshtatej në formën e një Zen-dialogu: Kur një vrimë e zezë nuk është e zezë? Veç kur eksplodon.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare
-
Matt Damon thotë se xhirimet e filmit “The Oddysey” ishin jashtëzakonisht sfiduese
-
Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë
-
David Hockney, maestroja i pop-artit që pikturoi botën e bukur e misterioze
-
Edgar Morin – “Gjyshi” i intelektualëve francezë