Osman Shehu është i lindur më 1960 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Studimet e nisura në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë i vazhdoi pastaj në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Muzikën nuk e ka profesion, por hobi. Është marrë aktivisht me shah. Ka qenë anëtar i klubit të shahut “Lepenci”, me të cilin nuk merret që prejse ka hyrë në botën e muzikës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në vitin 1976 ka themeluar grupin muzikor “Fontana”, i cili krijoi emër në skenën muzikore të atyre viteve.
Këngët e para janë incizuar më 1981: “Shkëmbi i kujtimit”, “Më dëgjo” “Zgjatma dorën”,”Lozonjarja” dhe “Pse më ike pa më thuaj”.
Në fund të vitit 1983 grupi “Fontana” pushon së ekzistuari me një vendim të Komitetit komunist të kohës.
Ai është shpallur këngëtar “non grata” nga regjimi dhe në maj të 81-it iu ndalua aktiviteti publik, siç iu ndalua edhe loja e shahut.
Shehu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Kënga e bukur nuk dallon nga mosha. Origjinaliteti në çdo fushë të artit përbën një veçori më vete. Prandaj një vepër artistike kundrohet nga këndi estetik dhe si e tillë trajtohet nga publiku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)