Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shitet për 425 mijë euro një vizatim i “Tintinit”

Një vizatim i rrallë i reporterit të ri Tintin me qenin e tij të besueshëm, Snowy është shitur për 425 mijë në një ankand në Paris, raporton BBC.

Vizatimi nga albumi komik “Sceptre” i vitit 1939 të King Ottokar ishte në mesin e artikujve të Herges, artisti belg që e krijoi Tintinin, që doli në ankand, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stripi origjinal nga libri “The Shooting Star” u shit në ankand përreth 425 mijë euro.

Një kopje tjetër e aventurës së Tintinit “Destination Moon”, e nënshkruar nga astronautët amerikan, dështoi të gjejë një blerës.

Tintin është një nga karakteret më të njohur të librave komik, i përkthyer në më shumë se 90 gjuhë, e që është shitur në mbi 200 milionë kopje.