Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shitësi i veprave të falsifikuara në vlerë milionëshe pranon fajin

Një burrë nga Kalifornia është deklaruar fajtor për shitjen e veprave të falsifikuara në vlerë prej më shumë se 1.1 milion dollarësh mes viteve 2018 dhe 2020.

Jason Harrington, 38 vjeç, ka pranuar se ai me dashje ka shitur vepra të falsifikuara arti të krijuara nga dy artistë të mirënjohur, Richard Hambleton dhe Barkley Hendricks, bën me dije Zyra e Prokurorit për rajonin jugor të Kalifornisë.

“Zoti Harrington ka krijuar përplot piktura të falsifikuara, ka sajuar rrëfime të elaboruara për t’i bërë të duken si autentike, ka shënjestruar blerës që nuk dyshonin dhe ka shitur më shumë se një milion dollarë vepra të falsifikuara arti”, ka thënë agjentja speciale e FBI-së, Suzanne Turner. “Veprat mashtruese e të falsifikuara të artit degradojnë integritetin dhe besimin brenda komunitetit të artit dhe pranimi i sotëm i fajësisë duhet të çojë një mesazh të qartë – FBI do t’i ndjekë pamëshirë ata që përdorim skema mashtrimi për të jetuar, pavarësisht llojit të mjetit të përdorur për të kryer falsifikimin”.

Jeremy Warren, avokat i Harringtonit, ka thënë në një deklaratë të përcjellë përmes e-mailit se klienti i tij është penduar për veprimet e tij.

“Zonja Harrington ishte në zor kur filloi të shiste vepra të falsifikuara arti. Ai tash është në një vend më të mirë dhe pendohet fort për veprimet e tij”, ka thënë avokati.

Në deklaratën e tij, Harrington ka pranuar se u ka shitur vepra të falsifikuara të paktën 15 galerive dhe individëve mes viteve 2018 dhe 2020, kanë thënë prokurorët. Harrington është pajtuar që të paguajë të paktën 1.1 milion dëmshpërblim si pjesë e marrëveshjes, kanë thënë prokurorët.

Veprat e falsifikuara përfshijnë piktura që paraqesin motivin e përsëritshëm në veprat artistike të Hambletonit, një figurë me siluetë të zezë e njohur si si “Shadowman”.

Edhe FBI-ja në gjurmë të artit fals Shtojca për Kulturë FBI-ja në gjurmë të artit fals

Hambleton ishte një artist i rrugës që u shqua gjatë viteve ’80 në New York City. Disa prej veprave “Shadowman” janë shitur për qindra-mijëra dollarë.

Harrington i gënjente blerësit potencialë, duke ua dhënë atyre një letër të sajuar autenticiteti. Ai po ashtu i ndryshonte imazhet, duke përdorur fotografi të qasshme publike të Hambletonit, duke bërë që të dukej sikur individi që e merrte me qëllim artin e njihte Hambletonin, kanë thënë prokurorët.

Ata kanë bërë me dije se Harringtoni është përpjekur të shesë të paktën një prej pikturave të Hendricksit, një portretist i dalluar zezak. Ai i kishte thënë pronarit të një galerie arti se ai kishte trashëguar pikturën nga i ungji, por e shoqja e Hendrickut e pa pikturën dhe e njohu se ishte e falsifikuar, ndaj galeria refuzoi ta blinte atë. Harringtoni është caktuar dënohet më 22 tetor. Ai ballafaqohet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh në burg, si dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh.