Prishtinë, 21 qershor − Jasna Shamiq, studiuese e orientalistikës, sidomos e letërsisë së sufistëve që jeton midis Sarajevës e Parisit, thotë se në vendlindjen e saj është një ambient i rënduar në aspektin fetar. Për shkrimtaren, poeten, dramaturgen, eseisten e studiuesen e letërsisë, atmosfera në Sarajevë është e tmerrshme sa i përket mbulimit të grave.
“Nuk e di si jetojnë njerëzit atje”, ka thënë ajo në diskutimin e organizuar nga qendra “Multimedia”, ku Shamiq, e cila është shkrimtare në rezidencën letrare “Prishtina nuk ka lumë”, ka folur për përvojën e saj letrare e për pikëpamje të ndryshme. Shamiq, që ka doktoruar në letërsinë sufiste, dhe është autore e më se 30 veprave, ka thënë se vazhdimisht është kritike ndaj mbulesës së grave. Ka përmendur se e ka lexuar Kuranin disa herë dhe sipas saj ky libër ka momente të jashtëzakonshme poetike.
“Mbulesa përmendet si diçka poetike pas së cilës fshihet vetëm Zoti. Islamikët fshihen pas besimit, por prapa gjithë kësaj fshihen paraja dhe investimet arabe. Mbulesa nuk ka të bëjë me nënshtrim ndaj Zotit, por ndaj mashkullit apo burrit”, ka thënë Shamiq, e cila ka ligjëruar lëndën e Letërsisë Orientale në Universitetin e Sarajevës që nga viti 1988 deri më 1992, kur është larguar nga ky institucion. Shkrimtarja, që është pjesë e Unionit të Shkrimtarëve të Francës që prej viri 1996 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Ku je, Fysun?” në kërkim të vetvetes nëpërmjet personazhit të padukshëm
-
S’ka mbulesa islame në shkolla, Supremja refuzon padinë
-
“E kaluara si strehë” gërmon në thellësitë e identitetit shqiptar
- Në një vend ku shkrimtarët nuk mund të botojnë veprat e tyre
-
Rënia e perdes dhe epilogu i dashurive të përziera në Luginën e Preshevës