E dhënë premierë javën e kaluar në Kaçanik, shfaqja “Sfidat” ka vazhduar të jepet atje edhe këtë javë.
Këtë herë, ajo u dha në Gjimnazin “Skënderbeu”, nxënësit e të cilit luajnë në të, transmeton emisioni Express në KTV.
Regjisori i shfaqjes, Lulzim Bucolli, shprehet shumë i kënaqur me përkushtimin e nxënësve për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre.
Realizimi i shfaqjes “Sfidat”, e cila i takon formatit forum-teatër, është përkrahur nga CDF-ja, themeluese e programit BRIK dhe implementuar nga organizata INTEGRA.
Artikuj të ngjashëm