Kulturë

Serbët në Vilajetin e Kosovës janë pakicë mikroskopike

Kryengritja shqiptare është duke u qetësuar. Vendi shkon nga paqja. Shqiptarët janë duke u çarmatosur pa ndonjë kundërshtim. Kështu njëzëshëm flasin dëshmitë zyrtare. Dhe unë nuk dyshoj në ato dëshmi. Mirëpo, arritja e paqes afatgjate në krahinat jo të qeta shqiptare, plotësimi i kërkesave kulturore, intelektuale dhe ekonomike, si dhe vendosja e raporteve të shëndosha me regjimin konstitutiv dhe me atdheun osman – është një çështje që e pret Turqinë e Re dhe zgjidhja e kësaj çështjeje nuk varet nga përdorimi i forcës mbi kryengritësit nga ana e shtetit. Kështu i ka pohuar gazetës bullgare “Vesti”, më 20 maj 1910, intelektuali dhe patrioti shqiptar nga Ohri, Dervish Hima, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, zgjidhja e çështjes më vete përmban qëndrimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare, çështje kjo që në radhë të parë është kombëtare, ekonomike dhe kulturore. Me bindje të thellë dhe me dëshirë që ta ndriçojmë kauzën shqiptare ne iu drejtuam veprimtarit dhe patriotit shqiptar Dervish Himës, drejtorit simpatik të gazetës “Shqiptari” që njëherësh është njeri me kulturë evropiane dhe i përkushtuar për çlirimin kombëtar dhe pavarësimin e vendit të tij.

Hima është partizan i idesë që Shqipëria si pjesë e pandashme e Perandorisë Osmane i ka nevojat e saja specifike politike, kulturore dhe ekonomike, dhe shteti i ri është i obliguar që Shqipërisë t’ia plotësojë këto nevoja imediate. Për angazhimet dhe bindjet e tij politike z. Dervish Hima ka qenë i arrestuar dhe është akuzuar si autonomist e të tjera. Ai ka simpati të veçanta për elementin bullgar në Perandorinë Osmane dhe si ohridas i lindur ai i njeh shumë mirë bullgarët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)