Xhirimet e filmit “The Land within me” (”Toka brenda meje”) me skenar dhe regji nga Fisnik Maxhuni kanë nisur në Kosovë me 8 shkurt dhe do të përfundojë më 21 mars. Pas kësaj xhirimet do të vazhdojnë në Zvicër edhe për 4 ditë.
Film përcjellë Remon, i cili pas shumë viteve në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetëvjeçare, Remo, do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora (Remo), Luana Bajrami (Una), Luan Jaha, Arta Muqaj, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena, Çun Lajçi
Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin, dhe prodhohet nga Ikone-studio dhe Alva Film.
“The Land within me” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, FOC Federal Offcie for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage, FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.
-
Regjisori i filmit “Toka brenda meje” zbulon sfidat e xhirimit në Kosovë
-
“Toka brenda meje” në shesh xhirimi zbërthen enigma kohësh
-
“Toka brenda meje” rihap plagët e luftës në kërkim të identitetit
-
“Toka brenda meje”, filmi më i mirë debutues në “Tallin Black Nights”
-
Filmi “Toka brenda meje” me premierë ndërkombëtare në Estoni