Janë 800 veta që do t’ia mësyjnë sot (e shtunë) katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Të gjithë presin të shohin diçka të veçantë, që nuk është shfaqur ndonjëherë në këto anë. E madje në një tjetër format nuk është dhënë shumë herë as në Itali, shkruan sot Koha Ditore.
Opera “Scanderbeg” që kompozitori italian me nam botëror Antonio Vivaldi ia kishte kushtuar heroit kombëtar të shqiptarëve, do të jepet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të shtunën mbrëma. Sa herë që përmenden veprat artistike që krijues botërorë ia kanë kushtuar heroit, vend të veçantë zë opera “Scanderbeg”. Perikli Pite, anëtar i shoqatës kulturore “Fenice Estense” është një prej personave kyç, që është vënë në kërkim të pjesëve të operës për ta bërë bashkë krejt mozaikun e quajtur “Scanderbeg”.
Studiuesi i muzikës së kohës së barokut ishte këshilluar nga një profesor i tij në Itali që të niste hulumtimet për Operën e Vivaldit, me arsyetimin se italianët kanë heronjtë e tyre e shqiptarët duhet të hulumtojnë për veprën që i është kushtuar heroit të tyre. Ai para disa viteve ishte vënë në kërkim të libreteve. Libreti i kësaj opere është shkruar nga Antonio Salvi. / Shaban Maxharraj
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Scanderbeida” sjell namin e heroit dhe të së parës evropiane që shkroi poemë epike
-
Opera “Maria de Buenos Aires” inskenohet në Prishtinë, sonte në “Express”
-
Gala operistike në zemër të Prishtinës
-
Marigona Qerkezi me zë hyjnor prek qiellin e Prishtinës
-
Marigona Qerkezi me zë hyjnor prek qiellin e Prishtinës