Një traditë muzikore që nisi para më shumë se një shekulli, bartet edhe sot brez pas brezi. Janë “Sazet e Përmetit”, grupi prej shtatë vetash që mbajnë të gjallë këngët e njohura popullore. Kabatë janë bërë shenjë identifikuese e kulturës muzikore të Përmetit.
Zakonisht janë interpretuar me një gërnetë, një qemane dhe dy llauta. Defi nuk ka qenë si pjesë e formacionit të instrumenteve siç është sot, bashkë me klarinetën, fyellin e fizarmonikën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Lavër Bariu (1929-2014) ishte themeluesi i grupit “Sazet e Përmetit” që tashmë njihet në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Ai ndryshe konsiderohej edhe si mjeshtër i klarinetës.
Më 1954 bëri regjistrimin e këngës së parë me saze, ndërsa pas tre vjetësh regjistrohen edhe këngë të tjera të tij nga një ekspeditë shqiptaro-gjermane. Pas kësaj ai me grupin e tij mori pjesë nëpër festivale të shumta. Por gjithmonë pranë vetes mbante edhe gjeneratat e reja në mënyrë që kjo traditë që nisi brenda familjes të vazhdojë të jetojë.
Sot ata që janë në përbërje të “Sazet e Përmetit” kishin babanë ose xhaxhanë pjesë të grupit. E të njëjtën frymë po mundohen ta përcjellin edhe tek gjeneratat e reja... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Cosimo and the Hot Coals” në zhvendosje me jazz dhe një episod arbëresh
-
“Marigona” vulos “Përjetësisht” kapitullin 35-vjeçar
-
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon
-
Qëndisja tradicionale që mban gjallë identitetin dhe qëndresën e diasporës palestineze
-
Baleti si nomad kërkon zgjoin dhe s’e zbeh dashurinë