Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Save Yourselves!” – komedi e vogël për apokalipsin

Sunita Mani dhe John Reynolds në filmin “Save Yourselves!” Foto: Bleecker Street

Në filma, apokalipsi është pothuajse gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për vetaktualizim. Nuk ka rëndësi nëse ndodh gjatë një komedie, një drame apo në një filmi aksion – ardhja e një fatkeqësie globale shpeshherë paraqet një mundësi që personazhi të vijë në vete dhe të bëhet ai që ka dashur gjithmonë të jetë. (“The Worlds End” i Edgar Wright mbetet kulminacioni sa i përket kësaj ideje.)

Në filmin modest, por fitues, “Save Yoursrself!”, një çift i ndrojtur nga Brooklyni ka një qëllim. Të dy synojnë të bëhen “njerëz më të mirë” duke u shkëputur nga njerëzit e tjerë dhe duke shkuar për të pushuar në një vend në periferi – në kohën kur toka pushtohet nga alienët. Sigurisht, sfidat e heronjve tanë janë një përballje me ndërgjegjen e tyre aq sa janë për të mbijetuar.

Pasi që janë shkyçur nga pajisjet elektronike në kohën kur ndodh fatkeqësia, Su (Sunita Mani) dhe Jack (John Reynolds) së pari nuk e dinë që qytetet janë pushtuar, e Stadiumi Yankee është rrafshuar dhe shumë nga miqtë e tyre kanë vdekur (ose, në një rast janë “dwad”, siç i informon një tekst i shkruar gabimisht e që ngjall më shumë konfuzion).

Ata janë në botën e tyre, duke u përpjekur të bëhen ashtu siç kanë dashur që të jenë, por me njerëzit që janë aktualisht. Në fund të fundit, kjo krizë ekzistenciale ishte ajo që i nxiti në këtë udhëtim në zonën rurale.

Në fillim të filmit, Jack ankohet se duart e tij nuk e kanë vrazhdësinë që e kanë ato të mikut të tij Raph (Ben Sinclair), i cili i kishte lënë investimet e tij në pjektore dhe tani punon në Nikaragua duke dizajnuar dërrasa sërfi tredimensionale e që janë ekologjike, pasi që punohen nga algat. Su, ndërkohë, është lloji i personit që ka një krizë të rëndë kur zbulon se shfletuesit e saj të internetit janë zhdukur. Ata të dy duhet të largohen dhe e shfrytëzojnë rasti kur Raph u ofron atyre të qëndrojnë në kabinën e vjetër të gjyshit të tij në një cep rural të New Yorkut.

Artikuj të ngjashëm