Prishtinë, 14 korrik - Bernhard Rüdigerit i duhet një distancë më shumë se dhjetëvjeçare për të folur për veprat e tij dhe problemet që shtjellon. Jo se nuk do të flasë për to, por për shkak të qasjes së tij të thellë dhe filozofike ndaj këtij zhanri të artit në të cilin krijon.
Ai është skulptor. Intuitën e konsideron më të fuqishme sesa të menduarit, prandaj edhe nuk do që të hyjë në detaje. Reflektimi për veprat e para një dekade ose edhe më parë, është më i qartë sesa për ato të tanishmet. Rüdigeri i ballafaqon vizitorët me një përvojë fizike që përfshin objektin, trupin dhe hapësirën. Paralelisht, skulpturat, modelet dhe arkitektura monumentale e tij përmes aranzhimit të përpiktë hapësinor dhe akustik synojnë ta nxjerrin në pah historinë, veçanërisht historinë e vendeve. Forma si nocion apo trajta, janë dy probleme që ai mundohet t’i shtjellojë përmes artit. Për të krijuar një skulpturë ai studion gjithçka përreth saj.
Pikërisht kuptimin që kanë këto dy nocione ai është munduar ta sqarojë të mërkurën mbrëma në Prishtinë. U bë pjesë e edicionit të tretë të “Shkollës verore si shkollë” e cila organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.