Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ruajtja e dokumenteve është thelbi i memories së shoqërisë

Sikurse dihet, arkivat - me punën dhe angazhimin e tyre - ruajnë, në njëfarë mënyre, përjetësinë e kujtesës shoqërore dhe të njerëzimit në përgjithësi, ose, me saktë, ruajnë atë që cilësohet si thesar i një shoqërie, i një kombi apo vendi, prandaj dhe jo pa të drejtë arkivat quhen si “memorie e shoqërisë”.

Roli i arkivave në ruajtjen e dokumenteve është i shumanshëm në aspektin historik dhe kulturor të një kombi a shteti. Arkivi - sikurse cilësohet me pa të drejtë në të shumtën e rasteve - nuk është vetëm një vend në të cilin ruhet apo tubohet dhe, sipas parimeve të caktuara, përgatitet lënda që të shfrytëzohet për nevojat e shoqërisë, porse ai ka edhe misionin tjetër; arkivi është qendër për kultivimin dhe respektimin e përhershëm të vazhdimësisë historike pa të cilën nuk mund të paramendohet e vërteta e plotë e kulturës dhe identitetit të një populli dhe e ardhmja e tij, shkruan sot Sadik Mehmeti në Koha Ditore.

Gjithashtu edhe karakteri i dokumenteve arkivore (fondeve dhe koleksioneve) nuk ka vetëm rëndësi institucionale, politike apo shkencore, porse ato janë të rëndësishme sidomos në aspektin e krijimit dhe emancipimit të vetëdijes kombëtare dhe shoqërore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)