Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rritet numri i librave të përkthyer në Amerikë

Në vitin 2018, 632 libra që nuk janë përkthyer më parë janë publikuar në Shtetet e Bashkuara. Ky është viti i pestë me radhë që SHBA-ja ka publikuar më shumë se 600 përkthime, një numër goxha i madh për shtetin që për një kohë të gjatë është akuzuar që ka një kulturë të kufizuar sa u përket librave. Sipas krahasimeve, më pak se 400 përkthime janë publikuar çdo vit që nga viti 2008 deri më 2010. Të dhënat janë publikuar nga “Publishers Weekly” nga databaza e tyre e përkthimeve, e cila mban të dhëna që nga viti 2008. (Të dhëna para vitit 2008 nuk janë të qasshme).

Çfarë ka ndikuar në një rritje kaq të madhe? Chad Post, mirëmbajtësi i databazës së përkthimeve dhe drejtori i shtëpisë botuese “Open Letter Book”, beson që është kombinimi i dy faktorëve. Një, numri i madh i shtëpive botuese të hapura gjatë viteve të fundit të fokusuara në përkthime, të cilat Post mendon që kanë ardhur si rezultat i interesimit të Shteteve të Bashkuara për ngjarjet në botë, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Dy, popullariteti që kanë fituar disa përkthime si “Vajza me tatuazhin me dragua” e Stieg Larsson dhe “Mikesha gjeniale” e Elena Ferrante, ka bërë që botuesit të shohin përkthimet si diçka përfituese nga ana tregtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, edhe me rritjen e numrit të përkthimeve, këta libra vijnë nga vende të pakta. Nga përafërsisht 5 mijë e 800 libra fiktivë dhe me poezi të përkthyer nga viti 2008 deri në vitin 2018, më shumë se gjysma ishin nga nëntë shtete, shtatë nga ta janë nga Evropa (përjashtim bëjnë Japonia dhe Kina). Më shumë se 10% e librave në origjinal janë publikuar në Francë.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")