Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është rrëzuar një pjesë e murit mbrojtës mbi Urën e vjetër të gurit, një prej tri objekteve kryesore të trashëgimisë materiale kulturore në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. Një punëtor sigurimi i cili punon në lokalin hotelier me të njëjtin emër “Ura e vjetër e Gurit”, i tha portalit Veriu.info se pas orës 3 të mëngjesit është dëgjuar një zhurmë e shkurtër, e më pas ka parë se një pjesë e murit kufizues mbi urën e gurit kishte rënë në tokë.

Sot në vendin e ngjarjes kanë qenë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe policia e Kosovës e cila e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Institucionet ende s’e gjejnë shkaktarin e dëmtimit të Urës së Gurit në Vushtrri
-
Policia heton rrëzimin e murit të Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri
-
Legjendat për urën e gurit në Vushtrri
-
Zjarri në Urën e Gurit në Prizren dëshmon mungesën e mbrojtjes së monumenteve
-
Shembet një shtëpi e vjetër në Vushtrri