Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shembet një shtëpi e vjetër në Vushtrri

Një shtëpi e vjetër është shembur mbrëmë pas mesnatës në Vushtrri, duke bllokuar një pjesë të rrugës për veturat.

Për fat nuk ka të lënduar, raporton Veriu.info.

Sipas informatave shtëpia e vjetër ka qenë në rrugën “Kruja”, më saktësisht afër Shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi”.

Shtëpia nuk ka qenë e banuar me njerëz, ndërkohë, zyrtarët policorë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm