Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një shtëpi në Vushtrri

Në orët e mëngjesit të ditës së sotme një shtëpi në Vushtrri është përfshirë nga zjarri.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar fotografi ku shihet se çatia e shtëpisë ka marrë flakë, raporton VushtrriaOnline.

Po ashtu këta dëshmitarë kanë treguar për pjesëmarrjen e menjëhershme të Policisë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për arsyet e përfshirjes nga zjarri të kësaj shtëpie.

Artikuj të ngjashëm