Vera e dashurisë erdhi dhe shkoi, duke lënë njeriun që dikur kishte qëndruar në fronin e rock’n’rollit me asgjë tjetër përveçse me relikte të drogës nga e kaluara.
Në vend se të vallëzonte dhe ndoshta të performonte për hipit në “Haight-Ashbury”, Elvis Presley kishte kaluar shtatë vjet në Karolinën e Jugut, duke e braktisur karrierën muzikore për atë të ekranit të argjendtë. Por Hollywoodi nuk ka qenë i mirë me Presleyn.
Gjatë kësaj periudhe, Elvisi realizoi film pas filmi në një shkallë të madhe me tri deri në katër për një vit. Por fansat nuk e pëlqenin të tillë. Ata e donin baritonin e ëmbël, ijët që i tundte dhe flokët e tij.
Ndryshe nga L.L. Cool J., Elvis kishte nevojë për rikthim në muzikë. Atë e bëri në vitin 1968 në formën e një emisioni special televiziv që i ringjalli karrierën dhe i ndryshoi përgjithmonë filmat e koncerteve. Ky edicion special, tani 50-vjet i vjetër, po rikthehet në rreth 500 kinema të ShBA-s, si shënim dhe festim i momenteve monumentale të muzikës rock − një i tillë që për pak nuk ndodhi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)