Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rozafa Hajrizi zë vendin e parë në garën e recituesve të rinj në Mitrovicë

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës, të martën në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, janë mbajtur garat e recituesve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të kësaj Komune.

Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin kryetari i Komunës Agim Bahtiri, zyrtarë tjerë komunalë, nxënësit e shkollave, prindërit e tyre dhe drejtorët e shkollave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi i përshëndeti garuesit, nxënësit dhe të pranishmit, Bahtiri tha se duke pas parasysh rëndësinë e aktiviteteve kulturore që kanë për nxënësit, “komuna i ka mbështetur materialisht garat dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”.

Ai po ashtu ju uroi suksese garuesve dhe nxënësve tjerë dhe arsimtarëve.

Për të marrë pjesë në gara ishin paraqitur gjithsej 32 recitues, të cilët i vlerësoi juria profesionale.

Vendin e parë e fitoi nxënësja Rozafa Hajrizi nga shkolla “Ismail Qemaili”, vendin e dytë, Besiana Selmani nga shkolla “Abdullah Shabani”, ndërsa vendin e tretë, Agnesa Aliu nga shkolla fillore “Mixheni”.