Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rikthimi i “Sympathy for the Devil” me Mick Jaggerin

Në mesin e shumë gjërave të tjera, 1970-a ka qenë viti që solli tre filma me Mick Jaggerit nëpër kinematë amerikane. Jagger luajti në trilerin “Performance”, filmin e koncertit “Gimme Shelter” dhe dokumentarin muzikor më pak të popullarizuar të Jean-Luc Godard, “One Plus One”, po ashtu i njohur edhe si “Sympathy for the Devil”, i cili do të shfaqet në version digjital 4K pas restaurimit në “Museum of Modern Art”.

Godard ishte në maje të prestigjit në skenën e konta-kulturës, pasi që kishte dështuar të nxisë interesimin e John Lennont që të luajë Leon Trotskyn, dhe më pas realizoi filmin e tij të parë në gjuhën angleze me Jagger dhe “Rolling Stones”, shkruan sot Koha Ditore.

Menjëherë pas ngjarjeve të majit të vitit 1968, që përfshiu jo vetëm kryengritjen e studentëve në Paris, por gjithashtu edhe protestat që ndaluan Festivalin e Filmit në Cannes, ai dokumentoi disa sesione të incizimeve në të cilat “Rolling Stones” punuan në melodinë dhe aranzhmanin e “Sympathy for the Devil”, këngën e parë të albumit të tyre “Beggers Banquet”.

Evolucioni i këngës prej një balade folk në samba hipnotike, e ruajtur në një seri të gjatë të pamjeve me koreografi, në vete mund të ishte iluminuese, por Godard kishte shumë më shumë në mendje.

Ushtrimet ishin të ndara në skena në të cilat Anne Wiazemsky – më vonë gruaja e tij – vizaton me sprej slogane nëpër bare, në makina të parkuara, dhe e identifikuar si “Eve Democracy”, jep përgjigje njëfjalëshe për një ekip televiziv, pyetjet e të cilëve janë të marra nga një intervistë me “Playboyin”.