Kulturë

“Riki Jeans”, koleksion abstrakt i piktorit Rifat Kasapolli

I frymëzuar nga copëzat e xhinseve që teprojnë gjatë qepjes, piktori Rifat Kasapolli në vazhdimësi ato i kornizon në piktura moderne.

Gjërat përbërëse të xhinseve artisti nga Peja ia ka paraqitur të formësuar përmes kombinimit të instilacionit dhe pikturës në njëzet e dy punime të cilat i ka prezantuar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, raporton “Express” i KTV-së.

Këto forma, Rifat Kasapolli i njohur si Riku JEANS (XHINS), thotë se ka vendosur për herë të parë t’i shpalosë në një vend ku frekuentohet nga të rinjtë që vijnë për të lexuar.

Teknika e këtyre punimeve konsiderohet se shfaq bashkëpunimin e zanatit dhe artit estetik.

Pas Bibliotekës Kombëtare, këtë ekspozitë, piktori Kasapolli pas dy javëve, do ta prezantojë fillimisht në Pejë, pastaj në Prizren dhe në Norvegji.