Në natën finale të festivalit “Rapsodia Shqiptare”, që u mbajt në Skenderaj, nga juria profesionale janë shpallur fituesit e çmimeve kryesore që ndahen në këtë festival, ku vendin e tretë e mori Fetije Terstena, vendin e dytë Resmije Krasniqi, kurse vendin e parë, fitues i këtij festivali, për këtë vit u shpallë këngëtari Rifat Berisha, i cili këtë çmim e mori nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleçani./kultplus
-
Filloi edicioni i 15-të i festivalit “Rapsodia Shqiptare” në Skenderaj
-
Robert Berisha flet për përformancën e Ronela Hajatit në Festivalin e RTSH-së
-
Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision
-
Etleva Tafa fituese e çmimit të parë në Takimet e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri
-
“Shame and Money” triumfues i dyfishtë në “PriFestin” e maratonës së filmave vendorë