Poetja nga Tirana, Etleva Tafa, është fituese e çmimit të parë të edicionit të 37-të të Festivalit të Poezisë, Takimet e Poeteshave Shqiptare, që tradicionalisht mbahet në qytetin e Vushtrrisë.
Çmimin e fitueses për poezinë “Ti merr diell dhe hënë prej meje”, në ceremoninë e Festivalit, që ka filluar dje me mbrëmjen letrare në Vushtrri, fitueses Tafa ia ka ndarë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Çmimin e dytë e ka fituar Rrezarta Shkurta, poete nga Shkodra, derisa vendin e tretë Medina Pasoma, poete nga Vushtrria.
Në këtë manifestim të veçantë, me mirënjohje është nderuar edhe muzicienti i respektuar, Fahri Beqiri.
Manifestimi do të zhvillohet edhe sot. Poetet pjesëmarrëse në këtë festival do të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë.
-
Naime Beqiraj, pas 31 vitesh, fiton sërish çmimin e parë në Festivalin e poezisë në Vushtrri
-
Poetit Skënder Rusi çmimi i parë në “Takimet Poetike të Karadakut”
-
Rifat Berisha fitues i festivalit “Rapsodia Shqiptare”
-
Elvana s’e uron Arilenën për fitoren në Festivalin e RTSH-së
-
“Pena e Flakës” për poeten nga Shqipëria, Rozafa Shpuza