Kompozitori dhe dirigjenti amerikan Gregory Charette do të mbajë një ligjëratë nesër në Prishtinë.
“Ri-mendimi i eksperiencës muzikore” është titulluar prezantimi i cili njëherësh i paraprin edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM i cili këtë do të hapet më 31 mars 2017 dhe këtë vit do të shmangë prezantimet tradicionale nëpër salla tradicionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDirigjenti Charette do të flasë në lidhje me zhvillimin e kësaj ideje tash e sa vjet nga kolektivi muzikor “Oerknal!” me bazë në Holandë të cilin e kishte themeluar bashkë me një grup muzikantësh.
“Oerknal!” është kolektiv unik i cili eksperimenton me modele të reja të interpretimit të muzikës dhe fokus ka muzikën bashkëkohore.
Ligjërata do të mbahet të shtunën (25.02.2017) nga ora 18:00 në Klubin e Boksit në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve është i limituar.