Opera e Parisit zakonisht i fton vetëm gazetarët në konferenca ku shpalos planet e ardhshme.
Por muajin e kaluar, kur dha lajmin për sezonin e guximshëm e ambicioz 2018-19, kjo kompani futi brenda 200 njerëz të moshës nën 28-vjeçare, në një ngjarje të mbajtur në “Palais Garnier”, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo nuk ishte vetëm për shfaqje. Ishte një mënyrë dramatike për të theksuar suksesin e jashtëzakonshëm të Operës së Parisit në tërheqjen e audiencave të reja. Sipas kompanisë, kanë qenë 95 mijë pjesëtarë të rinj në audiencë, nën moshën 28-vjeçare, gjatë sezonit të kaluar - më shumë se 10 për qind e biletave ishin shitur, dhe 30 mijë më tepër sesa dy vjet më parë.
Kompania, e cila feston ditëlindjen e 350-të vitin e ardhshëm, është një kontradiktë e pazakonshme me trendin botëror të moshës së audiencës nëpër opera... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)