Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rektorati merr vendim për dy profesorët e përfshirë në rrahje

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema lidhur me incidentin fizik ndodhur dje me datë 12 tetor 2017, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, mori vendim për largim të përkohshëm nga puna të të dy profesorëve të përfshirë në incident.

“Prof. Asoc. Mehmet Behlulit iu shqiptua masa ‘largim i përkohshëm nga puna’ deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga organi kompetent i punëdhënësit. Ndërkaq, Prof. Asoc. Alban Nimanit, iu shqiptua po ashtu e njëjta masë, por ky i fundit ditën që ndodhi incidenti ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij”, thuhet në njoftimin e Rektoratit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 28 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, nenin 73, paragrafin 1.3, nenin 74 dhe 75 të Ligjit të Punës në fuqi, si dhe për shkak të uljes së prestigjit të Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”.