Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisorja Sopi me tri çmime kinematografike në Shtetet e Bashkuara

Prishtinë, 16 shtator – Filmat e shkurtër “Rreze” dhe “SCHAUERFILM” i kanë sjellë regjisores Lorena Sopi tri çmime kinematografike brenda një dite. Filmi i shkurtër “Rreze” (Ray) me skenar dhe regji të Lorena Sopit, i sjellë si adaptim nga ditari i luftës me autore Rreze Abdullahu, ka fituar dy çmime kinematografike.

“Rreze” është shërbyer për regjinë më të mirë, si dhe ka marrë çmimin e publikut. Këtë ia ka sjellë festivali online i filmave “The My True Story Film Festival” në Los Angeles. Në anën tjetër, për “SCHAUERFILM”, Sopi ka marrë certifikatë nga “Vegas Movie Awards” si filmbërësja më e mirë grua.

Festivali “The My True Story Film Festival” ka mbajtur edicionin e tij të parë këtë vit, më 13 shtator.

Filmi 13-minutësh i Sopit, në rolet kryesore sjell Glarioza e Agron Shalën dhe Aurita Agushin. Filmi “Rreze” ka pasur premierën në “Short Corner”, në festivalin e Cannes në muajin maj të vitit të kaluar. Aty po ashtu luajnë edhe Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi e Uran Duli. Filmi i saj, “Rreze” trajton një ditë të vetme të ditarit të Rreze Abdullahut.

“Në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar ‘Ditarin e Frikës’. Atë ditë të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: nuk donte të vdiste... "

Edhe Filmi “Rreze” me regji të Lorena Sopit merr çmim në Barcelonë Kulturë Filmi “Rreze” me regji të Lorena Sopit merr çmim në Barcelonë

Filmi “Schauerfilm” dhe filmi “Rreze” janë prodhime të kompanisë “AS Film Production” nga Prishtina. Në rolet kryesore të këtyre dy filmave paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Selman Lokaj.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")