Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për Teatër për vitin 2016.
Sipas MKRS-së, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i ndahet regjisorit Fadil Hysaj. Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 i ndahet shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.
Çmimi vjetor për regjinë më të mirë i ndahet regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola. Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën i ndahet balerinit Sinan Kajtazi për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”. Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar i ndahet Qendrës Multimedia. /KosovaPress/
-
Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore, Hysaj nderohet për “Vepër Jetësore”
-
Regjisori Hysaj nderohet me çmimin kombëtar për vepër jetësore
-
Çmimet vjetore për teatër ndahen sot, 7 muaj pas shpalljes së fituesve
-
Fadil Hysaj, laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore për teatër
-
Samka Ferri nderohet me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit