Prishtinë, 3 nëntor - Ka gati shtatë muaj prejse u shpallën fitues të çmimeve vjetore për teatër për vitin 2016, por ato do t’u ndahen tek sot, në një ceremoni që do të mbahet në kabinetin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.
Laureat i sivjetmë i Çmimit kombëtar për vepër jetësore në fushën e teatrit është regjisori e dramaturgu Fadil Hysaj, i cili për këtë çmim ishte nominuar nga Shoqata e Artistëve të Teatrit, teatri i qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullahu”, Fakulteti i Arteve dhe nga qendra “Multumedia”. Çmimi për Shfaqjen më të mirë për vitin 2016 do t’i dorëzohet ekipit të dramës “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit, në regji të Martin Koçovskit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shfaqje ishte propozuar nga producenti i saj, Teatri Kombëtar i Kosovës. Për regjinë më të mirë do të nderohet Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem”, e autorit Juan Jose Arreola, propozuar nga “Euro Balkan Institute”. Çmimi për aktorin më të mirë do t’i dorëzohet balerinit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, për rolin kryesor në shfaqjen e baletit “Zhizell”. Kajtazi ishte propozuar nga Baleti Kombëtar i Kosovës. Juria - në përbërje të regjisorit Agim Selimi, kryetar jurie, Ramadan Musliu, kritik letrar, Besim Rexhaj, dramaturg, Bislim Muçaj, aktor dhe Bardh Frangu, shkrimtar dhe publicist - i kishte shpallur fituesit qysh në maj, kur MKRS-ja udhëhiqej nga Kujtim Shala.
Në mesin e fituesve ishte edhe qendra “Multimedia”, të cilën juria e kishte vlerësuar me Çmimin vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar, përderisa Ministria e Kulturës sivjet nuk e ka përkrahur asnjë projekt të këtij institucioni të pavarur kulturor.
Themeluesi i qendrës “Multimedia”, Jeton Neziraj, kur ishin shpallur fituesit kishte reaguar për këtë duke e cilësuar ironi faktin që MKRS-ja e ka vlerësuar punën e kësaj qendre, sado që nuk e kishte përkrahur asnjë projekt të saj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.