Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisori i ri Mirak Zymberaj, finalizon projektin filmik “Tre”

Situata të pazakonta që janë krijuar pas përfundimit të luftës në Kosovë, janë pasqyruar përmes filmit të metrazhit të shkurtër me titull “Tre”.

Heroizmi dhe nga ana tjetër, manipulimi, me kontributet e luftës së fundit në vend, janë inskenuar në projektin e pestë filmik të Mirak Zymberajt, i cili studion për regji të filmit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, raporton “Express” i KTV-së.

Ky filmi i Zymberajt i takon zhanrit dramë.

Miraku kërkon që gjeneratat e reja të regjisorëve të gjejnë mbështetje e të mos injorohen.

Filmi “Tre” është në fazën e miksimit dhe pjesë e kastës janë aktorët Mevlud Osmani, Mentor Zymberaj e Agron Shala.

Edhe Filmi “Thirrja” pret premierën në Bullgari NËPËR FILM Filmi “Thirrja” pret premierën në Bullgari

Sipas producentit Mentor Zymberaj, personazhet e këtij projekti filmik pasqyrojnë një pjesë të traditës së shqiptarëve dhe krenarinë e tyre për luftën.

Filmi “Tre” do të shfaqet premierë në Fakultetin e Artit në Prishtinë, për të vazhduar më pas drejt festivaleve të filmit brenda dhe jashtë vendit.