Një rrugëtim nëpër tingujt e kornës e pianos dhe një tjetër me vepra korale të kompozitorëve shqiptarë e të huaj i dhanë formë mbrëmjes së pestë muzikore të festivalit ndërkombëtar të muzikës në kryeqytet.
Premsyl Vojta, instrumentist i njohur e fitues i çmimeve ndërkombëtare, nën shoqërinë e pianistes Merita Rexha-Tërshana qe protagonist i pjesës së parë të koncertit që u mbajt në kishën katolike “Shën Ndou”. E në kuadër të koncertit tematik “Skena e re” u prezantua ansambli vokal “Attaca”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë skenën e improvizuar të një objekti kishtar në kryeqytet, Vojta për të parën herë doli para audiencës kosovare. Sonata për piano dhe kornë , op 17 J.S e Ludwig van Beethoven, qe vepra e parë që interpretoi muzikanti i lindur në Republikën Çeke, por që aktualisht jeton në Gjermani.
Në një bashkudhëtim muzikor me pianisten shqiptare, ai vazhdoi me “Fantasiecstücke” të Robert Schumann, para se të prezantohej me një pjesë solo.
Duartrokitjet e lulet që iu dhuruan në skenë performuesve, shënuan ndarjen ndërmjet dy koncerteve të përmbledhura në një mbrëmje muzikore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.