Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Realizimi i dramave nga krizat e refugjatëve

Muajin e ardhshëm lansimi i dokumentarit të filmbërësit të ri britanik Orban Wallace, “Another News Story”, sjell mundësi për të reflektuar se si dokumentarët i kanë mbuluar krizat e emigrantëve në Evropë, që kur një gjë e tillë nisi të tërheqë vëmendjen e gjerë në vitin 2015.

Filmi i mrekullueshëm i Wallaces e kthen kamerën në ekipet e lajmeve dhe filmbërësit të cilët tre vjetët e kaluar i kanë kaluar duke pritur në brigje, shkëmbinj dhe stacione të trenave për të marrë pamjet më dramatike të qindra njerëzve të cilët ia kishin mësyrë Evropës, shkruan Koha Ditore.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm si një qasje intelektuale, por për shkak se vë në pikëpyetje vetëkënaqësinë e filmbërësve dhe audiencës të cilët kanë parë imazhe të tilla me bollëk.

“Another News Story” vë në pikëpyetje estetikën e krizave, përmes së cilës filmbërësit krijojnë imazhe të bukura të lëvizjeve masive të njerëzve të paidentifikuar të cilët kalojnë kufijtë pa asnjë ndjeshmëri për ata që i bëjnë këto udhëtime të trishta, e aty nuk ka as edhe vrojtim të etikës. Ekipe xhiruesish shihen duke kërkuar nga refugjatët që të thonë gjërat e njëjta disa herë, më pas kalojnë në storien e radhës. Qëllimet e tyre mund të jenë të ndershme, por gara për të kapur fotografitë më emocionale duket e pakëndshme dhe pa ndjeshmëri... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)