Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Reagimi i David Schwimmerit ndaj akuzave për serinë “Friends”

Ylli i serisë “Friends”, David Schwimmer, i është kundërpërgjigjur akuzave se ky shou ka qenë transfobik, seksist dhe racist.

Derisa seria mbetet ende e popullarizuar anembanë botës, shumica e njerëzve e kanë vlerësuar atë si jashtë mode, veçanërisht kur vjen puna te historitë që i shtjellon dhe personazhet e përfshira në të.

Për shembull në njërin episod, personazhi Chadler (i personifikuar nga aktori Matthew Perry) brengoset për faktin se njerëzit mendojnë që ai është homoseksual, derisa të tjerët e kanë vënë re që në seri, përfshihen shumë pak personazhe me ngjyrë.

Por, në një intervistë të Schwimmerit për të përditshmen britanike “The Guardian”, aktori tha se nuk i merr fare parasysh këto deklarata.

“Nuk më intereson për këtë. E vërteta është që seria ishte novatore për kohën e saj, sidomos për mënyrën se si i ka trajtuar temat e seksit rastësor, seksit të mbrojtur, martesave mes homoseksualëve dhe lidhjeve romantike në përgjithësi. Problemi qëndron te fakti që, në ditët e sotme njerëzit paragjykojnë më shumë dhe i marrin gjërat jashtë kontekstit.”

Vitin e kaluar, Schwimmer bëri shaka me mungesën e diversitetit në serinë e famshme “Friends”, derisa po e prezantonte në skenë një shpërblim në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA”.

Edhe Në shaka, Matthew Perry thotë se nuk flet kurrë me kolegët nga “Friends” Showbiz Në shaka, Matthew Perry thotë se nuk flet kurrë me kolegët nga “Friends”

Ndërkohë, së fundmi u përfol për një rikthim të mundshëm të kësaj seri në ekran, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve financiare, bashkë krijuesja e serisë, Martha Kauffman, e pranoi që nuk është e sigurt nëse një ribashkim i tillë do të ndodhë.