Aventura fantashkencë plot tension e Steven Spielbergut, “Ready Player One”, pjesërisht është e vendosur në botën reale dhe gjysma tjetër në realitetin virtual, prandaj nuk është befasuese se dy personazhet e filmit duhet të diskutojnë dallimet mes këtyre dy fushave konkurrente.
Ajo që e bën më interesante është se personazhet duhet të bëjnë këtë diskutim në mes të betejës së fuqishme me armë në një diskotekë me zero gravitet – e me gjithë këtë mund t’i ndjekësh argumentet e të dyve dhe kursin e gjuajtjeve të tyre, shkruan Koha Ditore.
Film interesant. Së fundmi, një gjeneratë e regjisorëve i kanë bërë homazh filmave të Spielbergut (“Super 8”, “Jurassic World” dhe “Stranger Things”), por me “Ready Player One” ai dëshmon se askush nuk e bën stilin e Spielbergut siç e bën vetë ai.
Askush nuk i përmbledh skenat me aq shumë informacion, ose aksion të elaboruar me aq shumë energji, derisa sigurohet që audienca të dijë se çfarë po ndodh dhe përse. Dhe Spielbergu nuk po garon vetëm me imituesit e tij dhe vetveten e viteve ’80. Ai po depërton në mënyrën e tij në shekullin XXI... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
-
Spielberg i rikthehet zhanrit fantastiko-shkencor me “Disclosure Day”
-
Daniel Craig kthehet me “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”
-
Filmat që lansohen gjatë muajit tetor