Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rama për Nolin: E pamundur të mos ulim gju për të pavdekshmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Fan Nolin në 136 vjetorin e lindjes së tij.

“Sot, më 6 janar, është e pamundur të mos ulim gju, siç thuhej dikur, në përnderim të 136 vjetorit të lindjes së të pavdekshmit Imzot Nolit, prelat dhe poet, themelues, 110 vjet më parë, i Kishës ortodokse të shqiptarëve në Amerikë, historiograf ekzigjent sot e gjithë ditën i vlerësuar, i jetës dhe gjesteve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, thotë Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Viti Mbarëkombëtar 2018, në frymën e trashëgimisë së heroit kombëtar, është i të gjithë bashkatdhetarëve, por, edhe ca më shumë borxhli i veprës noliane”, shprehet më tej ai në Facebook, duke e përfunduar postimin me “Për shumë vjet o Kryezot!”.