Roland Spahiu është shkrimtar dhe punon si mësimdhënës. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka përfunduar në Prizren. Për studime universitare ka qenë në Prishtinë dhe Stamboll. Ka botuar katër libra: “Fluturat”, (roman), “Gjenocid i hirtë” (aforizma), “Përrallat e mëngjesit”, (përralla), “Zbrazëti” (aforizma).
Kujtimet. Cilat janë kujtimet e para që më kujtohen, e pyes shpesh veten. Një fotografi në një qytet të Greqisë, ku jam duke ikur nga motra. Një lojë e bukur, të zura-të zura, më thoshte, dhe unë isha fëmija më i lumtur në botë teksa vrapoja. Atëherë, më kujtohet mirë, që ikjen time lozonjare nga motra në Greqi e shihja nga ana e motrës, nja një kënd sipër nesh dhe nga vetë sytë e mi. Më dukej interesante që kaq shumë gjëra mund të ndodhnin te truri i njeriut.
Fëmijëria ime ka qenë e plooootë. E vetmja gjë që do të kisha frikë të më kthehej prapa vetëm nga pamundësia për ta përjetuar sërish njësoj. Nuk dua, sepse nuk mund ta imagjinoj një fëmijëri më të mirë. Në atë fazë të jetës kam mësuar që të vozis veturë, që të më shkelë vetura e të mbetem gjallë, që të më shkelte biçikleta, që të rrëzohesha nga kulmi i hamamit e të më çahej dora për ta futur në gëlqere e për të shkruar aty më pas. Aty kam mësuar që në fëmijëri mund të kemi pasoja të cilat shndërrohen në mësime dhe jo në trauma, transmeton Koha Ditore.
Adoleshenca qe periudha ku realitetin e shihja pothuajse nga një kamerë brenda trurit tim. Gjërat i perceptoja me mënyrën time dhe zhvilloja ngjarje në kokën time. Po ta kategorizoja adoleshencën dhe peripecitë brenda saj si një rrymë letrare, do ta quaja romantizëm. Po ta shkruaja në kokë një roman nga adoleshenca ime, më duket do të kategorizohej si një roman të stilit odise ose aventurë.
Leximi serioz, jo i shtyrë nga “e duhura” por nga kureshtja, ka qenë ajo që më ka munguar deri në kohën e adoleshencës së vonshme. Duke qenë se kisha prekur më tepër rrugë sesa libër gjatë jetës sime, më kaploi një zbrazëtirë e hatashme para periudhës së studimeve. Mungesa e dijes teorike m’u shndërrua në ankth....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)