Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Qendra Kinematografike ende pa buxhet final shpall projektet fituese

Me 666 mijë euro në dispozicion për përkrahjen e projekteve filmike dhe me zotimet se ky buxhet do të rritet pas rishikimit të buxhetit, Qendra Kinematografike e Kosovës të hënën i ka bërë publik emrat e atyre që do të subvencionohen nga shteti.

Shtatë filma të gjatë do t’i bashkëfinancojë ky institucion me konkursin e sivjetmë – përfshirë kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, atë debutant dhe kooproduksion minor – dy projekte të metrazhit të gjatë dokumentar, një për postproduksion, katër për zhvillim skenari, tre për film të shkurtër artistik dhe dy të animuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fund të muajit mars, kur u hap konkursi për mbështetje të projekteve filmike, QKK-ja sikurse më 2017, për t’i përkrahur filmbërësit i ka pasur 666 mijë euro, nga 765 mijë sa i ka në tërësi. Por drejtori i këtij institucioni, Arben Zharku, kishte thënë se MKRS u kishte premtuar mjete shtesë në qershor, me rishikim të buxhetit.

Një premtim për buxhet prej 1 milion eurosh për QKK-në, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, e ka bërë edhe më 8 qershor, në një vizitë që i bëri këtij institucioni. Por rishikimi i buxhetit nuk është bërë ende, e rrjedhimisht i bie që QKK nuk e di ende saktë se sa mjete do t’i ketë në dispozicion për të përkrahur projektet filmike, pos 666 mijë eurove të zotuara në fillimvit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)