Shkruan Ndue Ukaj
Të lexosh një vepër letrare është akt i kënaqësisë që të jep arti, bota e re që ti e zbulon, ndërkaq të marrësh përsipër të shkruash për të është përgjegjësi e ndërlikuar, dhe kjo lidhet me raportin që krijon teksti me autorin, veprën dhe lexuesin.
Pa dyshim, të shkruash për një autor të madh - për një univers letrar- siç është Ismail Kadare, është përgjegjësi e dyfishtë. E para e punës, shkëlqimi artistik i veprës së tij ka tejkaluar qëmoti kufijtë e mundshëm dhe komunikon universalisht, me statusin e artit të përjetësishëm. Në këtë mënyrë vepra e tij është përtej mundësive që afron mendimi për letërsinë, qoftë edhe ai më i përparuari.
Duke u nisur nga kjo sfidë dhe përgjegjësi, studiues të ndryshëm të letërsisë janë rrekur të trajtojnë përgjegjësitë që kanë, në këtë rast lexuesit, përballë një vepre letrare, sidomos ata që shkruajnë për të.
Njohësit e letërsisë flasin për validitetin e interpretimit dhe mundësitë e leximeve më të mira (E. D. Hirsch, JR), si dhe për kërkesat etike që shtrohen përpara lexuesit (Derek Attridges)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)