Pothuajse 1.4 miliard njerëz në botë flasin kinezisht dhe gjithnjë e më shumë të huaj po përpiqen ta mësojnë këtë gjuhë.
Kinezishtja është cilësuar prej vitesh si gjuha më e vështirë në botë, ndërkohë që rëndësia e saj sa vjen e shtohet. Kinezishtja sot është bërë një nga gjuhët më të rëndësishme që duhet të mësoni. Pavarësisht vështirësisë që ka, numri i njerëzve që shpresojnë të mësojnë të paktën kinezishten e folur sa vjen e rritet në botë, kjo kryesisht falë rëndësisë ekonomike që ka Kina sot në botë.
Rreth 50 milionë vetë në mbarë botën sot duan të mësojnë kinezisht dhe disa po e bëjnë këtë, thotë Zheng Wei, nga Universiteti i Gjuhëve i Pekinit për “Telegraph”.
Për të plotësuar kërkesat në rritje, qeveria kineze ka hapur 500 Institute Konfuci në 142 vende dhe rajone në mbarë globin deri në vitin 2017.
Ata që arrijnë ta flasin kinezishten rrjedhshëm admirohen nga folësit kinezë dhe jo kinezë.
Ata që kanë vendosur të ndërtojnë jetën në Kinë, kanë një motiv më shumë për ta mësuar këtë gjuhë dhe të dalin me më shumë miq kinezë. Në këtë mënyrë ata e mësojnë më shpejt dhe më lehtë. Megjithatë, ata që e flasin rrjedhshëm kinezishten nuk janë shumë.
Në ditët e sotme, kozmopolet në rritje të Kinës kanë bërë që edhe ata të cilët nuk dinë kinezisht të mbijetojnë disi, pasi anglishtja është një gjuhë që po përhapet gjithnjë e më shumë në Kinë. Një tjetër arsye që numri i të huajve që përvetësojnë kinezishten është i ulët është se kinezishtja kërkon vitet të tëra për t'u mësuar dhe disa të huaj qëndrojnë në Kinë për një kohë të shkurtër.
Për të zbuluar pse shumë të huaj dështojnë të mësojnë kinezisht dhe sekretet e kësaj gjuhe, stafi i “Metropolitan” foli me disa nga mësuesit më të mirë të kinezishtes në qytet për të na njohur me disa nga sekretet gjuhës së folur nga 1.4 miliard banorëve, përfshi të gjitha dialektet.
{gallery}
Arsyet pse shumë të huaj nuk arrijnë suksesin e duhur me kinezishten vjen nga mungesa e kombinimit të disa faktorëve si pritshmëria tepër e lartë, mungesa e të qenit sistematik dhe mungesa e komunikimit me kinezët, thotë një nga mësuesit kinezë me përvojë të lartë.
Chi Hongyan ka qenë mësuese kinezishteje për mbi një dekadë. Ajo jep mësim në shkollën kineze “Culture Yard” në një hutong tradicional në Pekin afër “Beixinqiao”. Shumë nga studentët e saj vijnë nga Europa dhe SHBA-ja.
“Shumë prej tyre mendojnë se të mësuarit kinezisht është e ngjashme me gjuhët latine, si spanjishtja. Prandaj, ata presin që të komunikojnë menjëherë në pak muajt e para. E vërteta qëndron se është gjë shumë e rrallë që dikush të flasë kinezisht rrjedhshëm pas gjysmë viti”, thotë Chi.
Një tjetër aspekt është se për të mësuar kinezisht nevojiten disa orë në ditë.
Karakteret kineze, mënyra e shqiptimit, respektimi i 4 toneve dhe shkrimi në pinyin janë një sistem gjithëpërfshirës që duhen mësuar ndarazi.
Li Jing, që jep mësim në shkollën e gjuhës “Global Village”, në Wudaokou, jep mësim kinezishten e përparuar për studentët nga Azia. Ajo ka një përvojë mbi 20-vjeçare në mësimdhënie.
“Ka raste kur ndihem keq për studentët e mi sepse duhet të mësojnë një gjuhë kaq të komplikuar. Ka raste kur i njëjti karakter mund të ketë shqiptim dhe kuptim të ndryshëm,” shprehet ajo, duke vijuar më tej se karakteret kineze janë ideograma që duhet të mësohen përmendësh, sfide shumë e madhe kjo për shumë studentë perëndimorë.
Të qenit sistematik ka shumë rëndësi
Xia Jing, një mësues nga “Culture Yard”, i sugjeron studentët të mos ndalojnë së studiuari në mënyrë sistematike. Për Xia duhet t'i dedikoni të paktën 20 minuta në ditë mësimit të gjuhës dhe të mos ta ndërprisni.
Ndërsa, Zhao Sijia, një tjetër mësues me përvojë të gjatë pranë Shkollës “Global Village”, rekomandon që çdokush që vjen në shkollë, student nga vende të ndryshme të botës kanë sfida të ndryshme si me gramatikë ashtu edhe me shqiptimin.
Shoqërohuni më shpesh me miq kinezë
“Shumë njerëz vijnë në Kinë, por pjesën më të madhe të kohës ata e kalojnë në punë, ambjent ku ndoshta flitet pak kinezisht. Në kohën e lirë, ata dalin me miqtë e tyre tël huaj nga vende të ndryshme dhe flasin anglisht apo gjuhë të tjera, në këtë mënyrë ata nuk kanë shumë mundësi të praktikojnë kinezishten.”
Nga ana tjetër, ata të cilët shpenzojnë shumë kohë me miq kinezë do ta kapin më shpejt kinezishten dhe do të vënë në përdorim fjalët e reja që kanë mësuar në klasë.
Rriteni interesin
Zakonisht kur mësoni një gjuhë këshillohet të dëgjoni stacionet lokale të e radios, të shihni filma apo telenovela kineze dhe të lexoni libra që ju pëlqejnë në kinezisht, këto mund ta bëjnë më interesant mësimin e gjuhës.
Chi thotë se motivimi për të mësuar kinezishten vjen nga interesimi dhe pëlqimet.
“Nëse e pëlqeni Kinën, Pekinin ose jeni të interesuar për kulturën kineze, e them me bindje që gjuha kineze nuk është dhe aq e vështirë për t'u mësuar.