Që në orët e mëngjesit shumë qytetarë ia kanë mësyrë panairit të Hardh Fest-it. Hapja e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë solli produkte të shumta të verës e përtej.
Krahas panairit u organizua “Hardh Treni Tour”, rreth e rrotull Rahovecit, ku qytetarët patëm mundësinë të shëtisin me tren për të parë bukurit e kësaj pjese. Ndërsa, organizimet vazhduan me “Hardh Mini Maratona” 6 kilometërshe.
Ylber Bajraktari, menaxher i kompanisë Stone Castle, kompani e cila është partnere e këtij panairi krahas produkteve të Stone Castle, tha se këtë vit kanë sjellur konjakun “Verak” 25 vjeçar të vjetër.
“Jemi partner të festivalit Hardh Fest, edhe kompania jonë si çdo vit edhe këtë vit ka një përkrahje jashtëzakonisht të madhe të këtij festivali duke bërë organizmin prej kalaveljes së rrushit organizimin në vendin e kampin edhe këtu që shihet.. ne si kompani Stone Castle çdo vit nxjerrim produkte të reja mirëpo këtë vit produktin më të ri edhe më të fuqishëm që e kemi nxjerr, e kemi nxjerr një konjak të cilin e kemi 25 vjeçar si kompani edhe që jemi më e vjetër edhe me anë të këtij është në kuadër të festivalit”, tha ai, raporton ksp.
Përpos verës së mirë, në panair u promovuan punime artistike në shishet e verës, e që nuk po mungon interesimi për to. Kështu tha Mustafa Kafexhiu, punues figurash artistike në shishe.
“Promovimi im është punimet artistike që i bëjë gravurat në qelq, janë punimet edhe në pirografi por për momentin ende nuk i kam ekspozuar për shkak të kohës...unë i bëjë me porosi të gjitha unë bëjë pamje të ndryshme... duhet të ketë Kosova një fabrikë për qelq”, tha Kafexhiu.
Mjaltin vendor Mustaf Mustafa ka ardhur ta promovojë në panair. Ai pret më shumë vizitorë ditën e dytë të panairit.
Ndërrimi i datës së panairi si duket ka ndikuar në numrin e vizitorëve. Për Bejtullah Shehun, menaxher i kompanisë ‘Kosova Wine’, temperaturat e larta kanë ndikur që vizitorë të ketë më pak, por se pret vizitorë nga të gjitha trevat. Ai pret që ditën e dytë të rriten fluksi i vizitorëve.
Në vrazhdën e aktiviteteve të ditës së dytë të , Hardh Fest, u zhvillua edhe “Hardh Mini Maratona” 6 kilometërshe. Mjetet që do të grumbullohen do të dhurohen për shoqatën për Fibrozë Cistike Kosovë, në mbështetje të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
Vendin e parë në MiniMaratonë e zuri, garuesi Bajazit Hoti, vendin e dytë Betim Sharku, ndërsa të tretin Bledi Morina.
Gjatë ditës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme deri në orën 01:00 pas mesnatës.
Hardh Fest ka filluar dje dhe do të mbyllet nesër me aktivitet të shumta e koncerte zbavitëse