Organizata “ETEA” bashkë me mbështetësit e projektit “Biblioteka qarkulluese” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zyrtarë komunalë të Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit.
Ky projekt ka për qëllim nxitjen e mendimit kritik dhe rritjen e shprehisë së leximit te filloristët. Çdo javë në shkollat përfituese do të zhvillohen dy orë të leximit sipas udhëzuesve për aplikimin e strategjive të lexim-kuptimit.
Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, foli për përfitimet që do t’i kenë shkollat nga ky projekt.
Dy udhëheqësi e drejtorive të arsimit në Prishtinë dhe Gjilan, thanë se ky projekt është shumë i mirëseardhur.
“Koni luan futboll”, “Natën e mirë Alfons Oberg” dhe “Djali miliarder” janë disa nga titujt, të cilët me të filluar shtatori do të udhëtojnë nëpër 20 shkolla të Kosovës në kuadër të “Bibliotekës qarkulluese”. Në ditët në vazhdim, “ETEA dhe “The Library Project Kosovo” pritet që të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi edhe me zyrtarë të pesë komunave të tjera.
-
“Biblioteka Qarkulluese” – për leximin si aktivitet rekreativ
-
Në 11 lagje të Prishtinës dërgohen libra për të gjitha moshat
-
Hulumtimi nga ETEA: Deri në 70 për qind e nxënësve vetëdeklarojnë se referatet i kopjojnë
-
Festivali e Panairi i Librit për Fëmijë – imazhi i një brezi që lexon
-
Shpërndahen mbi 600 tituj të blerë nga buxheti i shtetit