Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Prishtina: Qytet i nderit dhe mirënjohjes” me shkëlqimin e traditës

Prishtinë, 24 tetor − “Prishtina: Lulëzimi” është shndërruar në “mozaik” në projektin e dytë të “Qytetet e paqes” (Cities of Peace) që është mbajtur gjatë dy muajve në Muzeun Kombëtar të Kosovës, i udhëhequr nga artistja amerikane dr. Ellen Frank.

“Prishtina: Qytet i nderit dhe mirënjohjes” (Prishtina: The Honor City Gratitude) është titulluar projekti që për herë të parë është realizuar ndonjëherë në kryeqytet, që rrjedh nga ideja e projektit bazë “Cities of Peace”. Rezultati janë shtatë piktura në format të vogël, në teknikë të arit, që janë “mozaiku” i “Prishtina: Lulëzimi”. E ato janë punuar nga 17 studentë të artit, por edhe pjesëmarrës të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Me rastin e inaugurimit të “Prishtina: The Honor City Gratitude”, të martën në Muzeun e Kosovës, Frank është shprehur se këto punime e nderojnë qytetin e Prishtinës, historinë e së cilës thotë se e njeh tani.

Vepra, sipas saj, vjen si bashkim rrëfimesh që prekin aspekte të ndryshme e histori.

Në këtë ngjarje nuk munguan as personalitetet artistike e politike.

Edhe “Cities of Peace” rikthehet në Prishtinë me “The Honor City Gratitude” Kulturë “Cities of Peace” rikthehet në Prishtinë me “The Honor City Gratitude”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se ky projekt e vendos Prishtinën në mesin e atyre botërore, derisa ka shtuar se është bërë një punë e mrekullueshme nga të gjithë pjesëmarrësit në “The Honor City Gratitude” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

{gallery}