Princess Nokia është alter egoja, muzika mjet për t’i prekur njerëzit e të gjitha shtresave, hip-hopi formë e shprehjes. Mbi këto tri shtylla formohet personazhi skenik i artistes Destiny Nicole Frasqueri. Është artiste e pavarur afro-portorikane e hip-hopit dhe R&B alternativ, e cila jeton në New York. Ndryshe njihet edhe si feministe. Tekstet e saj kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe luftën për barazi gjinore, shkruan sot Koha Ditore.
Në orët e para të së premtes ajo shkeli skenën e “DokuNights” në Parkun e Marashit në Prizren. Edicioni XVI i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” e solli Princess Nokian para publikut kosovar. Si “ngjarje speciale” ishte paralajmëruar nga festivali performanca e “mbretëreshës së New Yorkut, aktiviste urbane dhe hyjneshë që i thyen barrierat që do të sjellë fuqinë e çikave të cilën e ardhmja jonë e meriton, fort dhe zhurmshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë momentin që shkeli skenën ajo shpërndau energji pozitive. Dominoi skenën për gati një orë. Nuk këndoi më shumë se gjashtë këngë, gjë që bëri që adhuruesit e saj të dëshpëroheshin. Në mesin e atyre që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës për ta dëgjuar ka pasur të atillë të cilët kanë pritur që ajo të shoqërohet me bend e jo me DJ.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.