Pas pandemisë Covid19, që anuloi shumë festivale dhe aktivitete kulturore, PriFest në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokollet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka vendosur që edicioni i 12 i festivalit të mbahet nga data 14 deri më 19 korrik.
Festivali është paraparë të mbahet komplet në ambiente të jashtme, kinema në qiellin e hapur, në dy-tri lokacione në qendër të Prishtinës.
Pasi nuk do të ketë shumë mysafirë të huaj që mund të udhëtojnë në Kosovë, pjesa e platformës regjionale të industrisë së filmit – PriForum, do të mbahet online, në mënyrë që ekspertët e ndryshëm dhe mysafirët e huaj të jenë prezent, pa marrë parasysh situatën.
Po ashtu është vendosur që këtë vit festivali t’i shfaqë filmat gratis për publikun, transmeton kp.
Gjatë ditës në hapësirën e festivalit para Teatrit Kombëtar do të realizohen biseda, debate, panele e kyҫje online me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtar, si dhe ëorkshopet e PriForum të cilat mund të ndiqen online apo në hapësirën e festivalit.
Edhe
“PriForum” sivjet u organizua online nga 17-19 korrik
PriFest tanimë ka hapur thirrjet për Best Pitch aplikim projektesh filmike, Prishtina Kino Kabaret, Green Film Project, etj.
PriFest do të mbahet në data 14-19 korrik, kurse PriForum më 17-19 korrik.
-
Anibari, Dokufesti e Prifesti planifikojnë të mbahen këtë vit
-
IPKO Sponsor i Artë i PriFest 2025: Një festival që ndriçon kulturën dhe fuqizon komunitetin
-
“PriFest” me program të pasur për edicionin e 17-të, sonte në emisionin “Express”
-
IPKO Sponsor i artë i PriFest: Mbështetës krenar i festivalit që ndriçon skenën ndërkombëtare të filmit në Prishtinë