Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Prezantohet aplikacioni për shpallje në mbrojtje të përhershme të trashëgimisë kulturore

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ( KKTK) më datë 22.05.2018 organizoi punëtorinë “Procesi për shpallje në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore”.

Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte prezantimi i aplikacionit për shpallje të trashëgimisë kulturore materiale në mbrojtje të përhershme së bashku me udhëzuesin. Në punëtori u diskutua edhe për përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kadastrale e Kosovës, drejtorë dhe zyrtarë nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik etj.

Shafi Gashi, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore vlerësoi se procesi i shpalljes së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonave të mbrojtura është mjaftë i rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Isuf Koci, udhëheqës ekzekutiv i KKTK, bëri prezantimin e aplikacionit së bashku më udhëzuesin për plotësim. Për të pranishmit në punëtori, Koci ndau praktikat për format e aplikacioneve në rajon dhe me gjerë.

Përvojat me procesin e shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore ndan panelistë vendorë dhe nga rajoni, si historiani i artit, Fejaz Drançolli, si dhe arkeologët nga Shqipëria, Ols Lafe dhe Elio Hobdari.

Edhe Kërkohet mbrojtje e përkohshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore Arbëri Kërkohet mbrojtje e përkohshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore.

Kjo punëtori ofroi mundësinë pjesëmarrësve që të japin imputet e tyre profesionale dhe të kontribuojnë që procesi i shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të jetë profesional dhe transparent.

Në mbyllje të kësaj punëtorie të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që brenda një afati të shkurtër të japin vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet lidhur më aplikacioni dhe udhëzuesin e prezantuar nga KKTK.